Bujanoc/ Aktualisht 8 lista zgjedhore, priten edhe 2 të tjera
Deri më sot Komisioni Komunal Zgjedhorë në komunën e Bujanocit ka çertifikuar 8 lista zgjedhore për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 21 qershorë. Sipas kryetarit të Komisionit Komunal Zgjedhorë Farush Islamit, 6 lista janë të pakicave, 4 prej tyre shqiptare dhe dy rome si dhe dy lista të subjekteve politike serbe.
Sipas Islamit deri në këto momente në listën zgjedhore janë të regjistruar 43.404 votues të cilët do të votojnë në 56 vendvotime, por që Komisioni ka kërkuar nga Komisioni Republikanë Zgjedhorë zgjerimin e 3 vendvotimeve për shkak të numrit të madh të votuesve me qëllim që procesi zgjedhorë të zhvillohet pa pengesa.
Për shkak se gjendemi në një situatë pandemie dhe sipas gjitha gjasave edhe procesi zgjedhorë do të zhvillohet në një situatë të tillë, komisioni komunal zgjedhorë tashmë ka marrë rekomandimet e Komisionit Republikanë dhe sipas tyre personat në vendvotime do të jenë të paisur me maska dhe doreza, por gjithsesi kjo situatë sipas Islamit do ta vështirësojë procesin zgjedhorë, megjithëse Komisioni Komunal Zgjedhorë do të ndërmarrë ë gjitha masat që procesi të ecë pa pengesa.
Subjekti i fundit politik që ka dorzuar nënshkrimet për çertifikimin në listës për zgjedhjet lokale është Lëvizja e Progresit Demokratik të cilën e kryeson Shqiprim Musliu është radhitur me numrin 8 në listën zgjedhore lokale.
RTB sot ka kontaktuar edhe shtabin zgjedhorë të Unionit Demokratik Shqiptarë, nga të cilët ka mësuar se procesi i grumbullimit të nënshkrimeve është kryer me sukses, janë në procedurë të kompletimit të dokumentacionit përkatës dhe këtyre ditëve pritet edhe dorëzimi i nëshkrimeve në komision komunal zgjedhorë për çertifikim në listën zgjedhore./presheva.com/