LajmeTë fundit

Brukseli mban 1 minutë heshtje për viktimat e tërmetit në Shqipëri

Me kërkesë të Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunim Rajonal Majlinda Bregu, në Samitin “Friends of Europe”, është mbajtur një minutë heshtje në nderim të 52 qytetarëve shqiptarë që humbën jetën nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ka qenë Bregu, e cila ka postuar një foto në profilin e saj në Instagram, duke theksuar edhe gjestin e bërë nga të pranishmit.

“Një minute heshtje ne Bruksel për viktimat e tërmetit ne Shqipëri. Faleminderit dhe njëherë te gjithë vendeve mike te Shqipërisë për mbështetjen qysh ne orët e para pas tragjedisë.”-ka shkruar Bregu.