Të fundit

Brnabiq: Regjistrohet vikima e parë në Serbi nga koronavirusi

Brnabiq: Viktima e parë nga Virusi Korona në Sërbi

Sot është shënuar viktima e parë nga COVID-19 në Serbi.

“Para disa orësh nga Virusi Korona, ka ndërruar jetë një 59 vjeçar nga Kikinda”, ka njoftuar kryeministrja serbe Ana Brnabiq, transmeton Blicrs, përcjell Ministria e Lajmeve.

Ajo shtoi poashtu se edhe djali i të ndjerit është gjithashtu në gjendje të rëndë.

Virusi Korona natyrisht nuk ishte sëmundja e vetme me të cilën luftonte ky person- tha Brnabiq.

– Të respektojmë rreptësisht masat e izolimit të vetvetes, sepse kjo është mundësia e vetme që njerëzit të luftojnë dhe ta mposhtim virusin së bashku – tha Brnabiq.

Qeveria serbe do të forcojë edhe më tej masat e ndalimit të lëvizjes : nesër nga ora 20, do të ndërpritet i gjithë transporti në qytet dhe nga e diela në ora 20 do të mbyllen të gjitha restorantet, kafenetë dhe qendrat tregtare.