FutbollSporti

Arsenali mposhtet nga Tottenhami

Arsenali ka pësuar humbje nga skuadra e Tottenhamit të dielën në Premier Ligë. Vendasit fituan me rezultat 2-0, duke e siguruar fitoren që në pjesë të parë të takimit.

Në minutën e 13-të, Son Heung Min, befasoi mysafirët me një goditje nga largësia, duke e dërguar topin në rrjetë, raporton KOHA.

Pak para fundit të pjesë së parë, Kane, i cili kishte asistuar për golin e Heung Minit, realizoi golin për ekipin e tij. Me këtë fitore, Tottenhami renditet në pozitën e parë të tabelës në Premier Ligë me 24 pikë, ndërsa Arsenali është në të 15-n, me 13 sosh.