Brnabiq: Nëse nuk bie numri i të infektuarve ritkhejmë masat që ishin në mars
Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabic deklaroi se nëse numri i personave të infektuar nga koronavirusi nuk fillon të bjerë, ora policore do të vendoset në Beograd, dhe ndoshta masat që ishin në fuqi në mars dhe prill dhe mbyllja e shtetit do të rikthehet.
“Vendi ishte i mbyllur, ne kishim orë policore, ndonjëherë nga e enjtja në mbrëmje deri të hënën në mëngjes, dhe kjo dha rezultate. Megjithatë, kjo nuk është mënyra për të jetuar dhe punuar. Ne prisnim valën e dytë në vjeshtë, por, në fakt, vala e parë nuk mbaroi kurrë, “tha Brnabiq.
Sapo larguam këto lloj ndalesa, numrat filluan të rriten përsëri, tha Kryeministrja e Serbisë dhe theksoi se këtë herë Qeveria u përpoq të provonte taktika të ndryshme, d.m.th. të apelojë që qytetarët të disiplinohen, të veshin maska për fytyrën dhe të mbajnë distancën e tyre.