Lajme

Britania mirëpret rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi

Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë tha se mirëpret vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Ajo ka kërkuar nga palët që dialogut t’i qasen pozitivisht në mënyrë që të arrihet një marrëveshje e qëndrueshme.

“E mirëpresim vazhdimin e dialogut në mes Prishtinës dhe Beogradit me ndërmjetësim të BE-së. Ne nxisim të gjithë që t’i qasen pozitivisht bisedimeve të rifilluara me qëllimin për një marrëveshje të qëndrueshme për normalizim, për të përmirësuar jetët e njerëzve të zakonshëm dhe të forcojë stabilitetin rajonal”, thuhet në reagimin e Ambasadës britanike.