Bota

Britania e Madhe paralajmëron Rusinë, po bën lojë të rrezikshme

Britania e Madhe ka paralajmëruar këtë të premte Rusinë që të mos i përdorë qytetarë të veçantë si peng të një “loje shahu” diplomatike.

Sekretari i Jashtëm britanik Jeremy Hunt i bëri komentet pas ndalimit në Moskë të një personi me shtetësi të dyfishtë amerikane e britanike nën akuzat për spiunazh.

Ndër të tjera në reagimin e tij Hunt ka theksuar se ishte jashtëzakonisht i shqetësuar për shtetasin Paul Ëhelan, i cili u ndalua në Moskë të premten e kaluar nga Shërbimi rus i Sigurimit Shtetëror (FSB).

FSB-ja ka hapur një çështje penale kundër zotit Ëhelan, por nuk ka dhënë asnjë detaj rreth aktivitetit të tij të supozuar për spiunazh. Familja e tij ka thënë se ai ndodhej në Moskë për të marrë pjesë në dasmën e një ish-marinsi në pension dhe se është i pafajshëm.

Ndërsa në lidhje me pyetjen se duhet apo jo të jetë e shqetësuar Rusia, Hunt tha se “kjo është diçka në shqyrtim e sipër”.FacebookTwitterGoogle+WhatsAppViber