Bota në luftë me koronavirusin, Koreja e Veriut teston dy raketa balistike
Koreja e Jugut ka kritikuar Phenjanin, pasi ka testuar dy raketa të dyshuara balistike në det. Koreja e Jugut e ka cilësuar këtë veprim si “shumë të pavend” në kohën kur e gjithë bota po lufton kundër pandemisë së koronavirusit.
Koreja e Jugut ka raportuar se dy “projektilë me rreze të shkurtër veprimi” u nisën nga brigjet e Koresë së Veriut. Dy raketat besohet se kanë përfunduar në det.
Ministria e Mbrojtjes së Japonisë ka thënë se projektilët besohet se ishin raketa balistike.
Koreja e Veriut ka kryer një seri të lansimit të rakteve në javët e fundit, pasi bisedimet me Shtetet e Bashkuara u ndërprenë.
Phenjani zyrtar ka thënë se nuk ka asnjë rast me koronavirus, por vendet e huaja dyshojnë se këto pretendime janë të vërteta.