Lajme

Bora zbardh qytetin/ rënie drastike temperaturash në Preshevë

Java e ardhshme do të sjellë rënie drastike temperaturash dhe erë të fortë, thuajse në të gjithë vendin.Ky është parashikimi më i fundit nga Shërbimi Meteorologjik, i cili paralajmëron edhe shoferët, pasi do të ketë ngrica në rrugë, në pjesën më të madhe të vendit.Parashikimi i motit :Java e ardhshme, do të dominohet nga mot i kthjellët me vranësira kalimtare. Përgjatë luginave, do të shfaqet mjegulla lokale në orët e mëngjesit e të mbrëmjes.Era, përgjithësisht do të ketë drejtim nga verilindja. Përkohësisht gjatë këtyre ditëve, do të fitojë shpejtësi.Ndikimi i masave të ftohta, verilindore do të sjellë rënie temperaturash si në tabelë si dhe ngrica në rrugë në një pjesë të madhe të vendit.