Lajme

“Bllokohen të gjitha daljet e Presidencës së Serbisë”

Njëri nga udhëheqësit e opozitës serbe, kryetari i Lëvizjes Dveri, Boshko Obradoviq, ka deklaruar se demonstruesit i kanë rrethuar të gjitha daljet e presidencës, tri sosh, dhe do të mbeten aty derisa të japë dorëheqje presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq.

“Faleminderit që po qëndroni para kësaj hyrjeje ku mund të dalë me automobil Vuçiq. Ne kemi shkaur që ta zhbllokojmë kamionin. I kemi rrethuar të tri daljet nga presidenca dhe asnjë mi nuk mund të dalë nga këtu”, ka thënë Obradoviq, njofton FoNet, transmeton Koha.net.