Kryesore

“Blic” i Beogradit: Ushtarë të Shqipërisë në Mitrovicën veriore, serbët të shqetësuar

Dyzet ushtarë të KFOR-it, ndër të cilët edhe pjesëtarë të Ushtrisë shqiptare, kanë shëtitur sot nëpër rrugën kryesore të Mitrovicës veriore, kanë njoftuar për gazetën “Blic” të Beogradit burime serbe nga veriu.

Sipas kësaj gazete, transmeton Koha.net, paraqitja e ushtarëve shqiptarë ka shkaktuar shumë shqetësim në veri të Kosovës. Ushtarët rreth orës 11:00 kanë qëndruar në urën kryesore, pastaj kanë dalë në shëtitoren e Mitrovicës. Ushtarët shqiptarë, bashkë me ushtarë të KFOR-it në veri kanë qëndruar më shumë se një orë.

Sa shtete dhe nga sa ushtarë i kanë në Kosovë

“Në mesin e ushtarëve të KFOR-it ka pasur më shumë pjesëtarë të Ushtrisë shqiptare me uniforma. Kanë pasur shenjat e oficerit. Deri më tash diçka e tillë nuk ka ndodhur kurrë. Në rrugën që është shëtitorja kryesore e Mitrovicës janë 15 kafene. Prania e ushtarëve shqiptarë ka shkaktuar shqetësim”, ka thënë burimi i “Blicit”.

Sipas asaj që njofton kjo gazetë, në përbërjen e KFOR-it në Mitrovicë është planifikuar që të jenë 300 ushtarë të Shqipërisë. Burimi i Blicit ka shtuar se “kjo shëtitje e ushtarëve nga Shqipëria është matje e pulsit për reagim të mundshëm në veri”.