Bislimi sot priti në takim Kamberin, Sinanin dhe Rexhepin
Me deputetin shqiptar Shaip Kamberi, kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, biseduam mbi situatën aktuale në Luginën e Preshevës dhe Sanxhak dhe qasjen diskriminuese të Serbisë ndaj shqiptarëve ka njoftuar zoti Bislimi
Bislimi deklaroi se mbështetja oër shqiptarët e Luginës dhe Sanxhakut do të vazhdojë edhe më fuqishëm
“Mbrojtja e identitetit shqiptar dhe kulturës atje është nevojë dhe domosdoshmëri kombëtare. Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdojë të mbështesë shqiptarët në Luginë e Sanxhak përmes përkrahjes financiare në funksion të ruajtjes së kulturës e identitetit kombëtar, por edhe lobimit në shërbim të vetëdijësimit ndërkombëtar në lidhje me politikat diskriminuese me të cilat përballen shqiptarët në Serbi” ka përfunduar Bislimi