Bimët që shërojnë kancerin…
Blushwood, “Hylandia dockrillii”, e cila në shqip përkthehet druri i kuqërremtë, është një bimë me veti të jashtëzakonshme shëruese.
Në veri të Kuinslendit, në Australi, është zhvilluar një grup i bimës “Hylandia dockrillii”, vetitë e të cilës shkencëtarët i kanë studiuarprej 8 vitesh, duke dalë në rezultate mahnitëse.
Nga 300 kafshët te të cilat në mënyrë artificiale ishin shkaktuar tumore të qafës dhe të lëkurës, tek 75% prej tyre është arritur një shërim i plotë pas trajtimit me ekstrakt të kokrrave të kësaj bime.
Sipas të dhënave të shkencëtarëve, te asnjëra nga këto kafshë tumori nuk është rikthyer pas mjekimit.
Përbërësi që gjendet në kokrrat e kësaj bime, vret qelizat e tumorit, rregullon qarkullimin e gjakut dhe nxit sistemin imunitar që ta zbërthejë pjesën e mbetur të tumorit.
Kërkuesit shkencorë thonë se ky ilaç nuk ka efekte anësore.
Efektet e para pas fillimit të përdorimit, janë evidente menjëherë, derisa tumori zhduket në tërësi për jo më shumë se rreth 15 ditë, thjesht duke rënë nga lëkura.
Por, është tepër vështirë që kjo bimë të kultivohet jashtë Kuinslendit verior, pasi vetëm në këtë vend rritet.
Përveç Blushwood, janë edhe bimë të tjera që trajtojnë shumë sëmundje.
Përdorimi në një muaj i vajit të kanabisit tek një pacient që i ishte shkatërruar organizmi nga kimioterapia është një rast.
Ky njeri pas përdorimit të vajit të kanabisit, kishte filluar ta nxirrte masën tumoriale me anë të pështymës.
Vaji i kanabisit indian me të vërtetë bën mrekulli, gjë që mund ta konfirmojnë me miliona njerëz nga e mbarë bota.
Bima e Graviolas, mbyt qelizat e kancerit në organizmin tonë 10 mijë herë më me sukses sesa kimioterapia e rëndomtë dhe ilaçi Adriamycin që përdoret në mjekim.
Pas trajtimit me bimën graviola kthehet fuqia dhe imuniteti, në dallim nga kimioterapia e cila e dëmton shumë organizmin.
Ann Cameron është trajtuar me lëng karote për 8 muaj dhe ia ka dalë të mposhtë kancerin në fazën e katërt.
Pas operacionit të kancerit të zorrës së trashë, të shkallës së tretë, asaj i ishte përkeqësuar gjendja dhe më pas, kanceri i ishte përhapur në mushkëri.
Mjekët i kishin thënë të bënte kimioterapi, por ajo kishte refuzuar.
Në internet ajo kishte parë një rast me kancer, i cili ishte shëruar vetëm duke konsumuar lëngun e rreth 2 kg të karotave në ditë.
Ajo e kishte filluar këtë trajtim, duke mos konsumuar disa herë këtë lëng edhe për 3-4 ditë, si dhe duke mos bërë asnjë ndryshim në ushqimet që kishte konsumuar.
Pas tetë muajsh kanceri i saj u zhduk në tërësi