Bill Clinton sot në Kosovë
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, sot vjen në Kosovë, raporton Ministria Lajmeve.
Ai do të takohet me krerët e Kosovës dhe do të dekorohet për kontributin për lirinë e Kosovës.
Clinton vjen në Kosovë për shënimin e 20-vjetorit të lirisë.
Clinton urdhëroi forcat e NATO-s që të ndërhyjnë ndaj caqeve ushtarake dhe policore serbe gjatë vitit 1999, për të parandaluar gjenocidin e më tejmë ndaj shqiptarëve./koha.net