Të fundit

Bilanci i ri i Serbisë: 19 persona me koronavirus

Beograd- Sipas të dhënave të fundit nga Ministria serbe e Shëndetësisë, nëntëmbëdhjetë raste të sëmundjes koronavirus janë regjistruar në vendin tonë, transmeton Ministria Lajmeve

Deri në 8 të mëngjesit, më 11 mars 2020, gjithsej 18 raste të konfirmuara me COVID ishin të regjistruar në Republikën e Serbisë.

Mirëpo ky numër po ndryshon çdo ditë ku sot “Deri në 8 të mëngjesit, pra më 12 mars 2020, gjithsej 160 persona u testuan në laboratorin kombëtar të referencës së Institutit Torlak. Nga raportimi i fundit deri në 8 të mëngjesit janë testuar mostrat e 9 personave, prej të cilëve një doli pozitiv ndërsa tetë të tjerët ishin negativ “, thuhet në uebfaqen e Ministrisë së Shëndetësisë.

Ndërsa sipas Marijan Ivanusha -Shef i zyrës së Organizatës Serbe të Shëndetësisë:
“Pacientët janë duke u monitoruar, njerëzit që mund të infektohen po testohen, masat e tjera të shëndetit publik po trajtohen “, tha Ivanusha për Radio Televizionin Serbi, raporton Ministria e Lajmeve.

I pyetur nëse shkollat duhet të mbyllen, ai tha se do të ishte e parakohshme në këtë moment.