Bie sistemi i Ambasadês Gjermane në Kosovë i pamundur caktimi i terminit për vizë
Shumë kosovarë kanë pritur sot që të hapet linku për termine për viza në Ambasadën Gjermane në Kosovë. Por, ata që kanë tentuar të bëjnë një termin, e kanë pasur të pamundur, pasi linku nuk është hapur.

Linku i cili të çon drejt caktimit të një termini për vizë gjermane, nuk ka qenë i qasshëm sot në orën 14:00, siç ishte paralajmëruar.

Serverët e linkut për tërmine kanë rënë, ndërkaq ka qenë e pamundur të caktohet një termin për vizë.
Terminet të cilat do të caktoheshin sot, do të ishin të vlefshme për muajin nëntor.