Shqipëri

Biblioteka personale e akademikut Stipčevi​ć, i dhurohet Akademisë së Shkencave

Rreth 1050 tituj librash të bibliotekës personale të akademikut kroat Aleksandar Stipčevi​ć i dhurohen Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Në mjediset e Ambasadës së Republikës të Shqipërisë në Zagreb u organizua ceremonia e dorëzimit të bibliotekës personale të akademikut Aleksandar Stipčević, Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë.

Ishte amaneti i albanologut të madh kroat, me origjinë shqiptare, prof. Stipčević që, pas vdekjes, e gjithë biblioteka personale e tij, me rreth 1050 tituj librash, t’i kalojë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.