Showbiz

Beyonce vishet nga Valdrin Sahiti në ‘Pre-Grammy Awards 2020’

Tashmë nuk janë të pakta rastet kur yjet me famë botërore zgjedhin dizajnerët shqiptarë, përkatësisht atyre nga Kosova.

Dhe në dhjetor të vitit të kaluar bëri bujë të madhe në tabloidet e huaja e po ashtu edhe në ato vendore, kur u njoftua se diva e muzikës botërore, Beyonce, bashkëpunoi me kreatorët e njohur nga Kosova, Kujta dhe Meri.

Kanë qenë vetë çifti të cilët kanë ndarë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale disa fotografi të atyre që njihen si The Carters, çiftit Beyonce dhe Jay Z.

Dhe tani, Beyonce siç duket ka zgjedhur një tjetër kreator po ashtu nga Kosova, për të krijuar fustanin e saj në ‘Pre-Grammy Awards 2020’.

Natyrisht se mbretëresha e muzikës nuk mungoi në këtë ngjarje të rëndësishme, ndërsa u shfaq e mahnitshme në fustanin e kuq të punuar nga kreatori Valdrin Sahiti.