FutbollSporti

Betim Fazliji vazhdon kontratën me skuadrën zvicerane

Mesfushori shqiptar me prejardhje nga Presheva Betim Fazliji, ka vazhduar kontratën me skuadrën zvicerane, St. Gallen, përcjel Ministria e Lajmeve.

Lajmi u bë i ditur nga klubi zviceran në faqen zyrtare. Futbollisti shqiptar ka nënshkruar deri në vitin 2023, me opsion për të vazhduar kontratën edhe për një vit.

Një fakt interesant është se, St. Galleni nuk e ka humbur asnjë prej 14 ndeshjeve kampionale në të cilat ka luajtur Fazliji, ai ka shënuar edhe dy gola, përcjell albinfo.ch.

Presidenti i St. Gallenit, Matthias Hueppi, ishte i lumtur. “Kemi qenë në gjendjen të mbajmë Betimin, një lojtar tjetër i rëndësishëm nga akademia jonë. Është e rëndësishme të garantojmë të ardhmen, sidomos në këtë periudhë të vështirë”, ka thënë.