Berisha: Kurti duhet t’i injorojë gazetarët nga Shqipëria, janë kriminelë dhe hajna
Opinionistja Kimete Berisha ka shkruar në profilin e saj në Facebook për disfatën që e pësoi mbrëmë kreu i VV’së, Albin Kurti në një debat televiziv në Top Channel.
Kurti ishte përballë disa analistëve, ku pas përfundimit të debatit, pati reagime të shumta se Kurti doli mjaft keq nga aty.
Sipas Berishës, Albin Kurti duhet t’i injorojë gazetarët e Shqipërisë, pasi sipas saj janë hajna e kriminelë.
Ja reagimi i plotë:
Mos i gjuaj xhevahirët para derrave, Albin.
Albin Kurti, sahat e para, duhet t’i refuzojë të gjitha intervistat me gazetarët e Shqipërisë, sepse ata nuk janë gazetarë, ata janë hajna, janë kriminelë, janë tregtarë, që luajnë dhe tallen me tragjeditë e njerëzve, me fatet dhe rrëfimet tragjike të të cilëve bëjnë biznes.
Ata janë ‘krijuesit’ e dosjeve serbe kundër UÇK-së dhe ata janë ‘shpikësit’ e ‘shtëpisë së verdhë’.
Ata kanë punuar me zell dhe me entuziazmin më të madh kundër Kosovës.
Ata thjesht e kanë biznes ‘të vërtetën’, të cilën e përshtasin për nevojat e tregut politik.
Njëra prej tyre, Eni Vasili, është dhe idiote që s’ka kohë as me dëgju për fëmijët e Kosovës të vrarë e të masakruar në luftë, se asaj nuk i duket interesant kjo temë.
Nuk është veç e poshtër, por edhe e paditur se njeriu i mençur së paku hesht kur flitet për gjakun e fëmijëve të vrarë e masakruar, e nuk e kapërcen me neveri këtë temë tragjike, siç bën kjo grua e keqe e veshur me të kuqe.
Prandaj, Albini nuk duhet ta pranoj në debat një intrigante (që shitet gazetare), e që neveritet prej fëmijëve shqiptarë të Kosovë të vrarë nga policia serbe. Vrasja ‘jonë’ asaj i shkon nerva.
Alban Dudushi (flm prej tij), më ka pas ftuar një herë në emisionin e tij me idenë të debatoj me Mustafa Nanon për gegnishten.