Beograd: Studentët ndërpresin protestën pas disa incidenteve
ë Beograd është mbajtur sot një protestë masive kundër qeverisë së presidentit Aleksander Vuçiq. Sipas vlerësimeve, në protestë kanë marrë pjesë disa qindra mijëra njerëz. Ndërkohë, në orët e mbrëmjes studentët njoftuan se protesta ka përfunduar pas incidenteve pranë Kuvendit të Serbisë
Gjatë protestës, në momentin kur filloi heshtja prej 15 minutash për viktimat e tragjedisë në Novi Sad, ndodhi një incident pranë Parkut Pionir, ku persona të panjohur hodhën shishe dhe guralecë, duke shkaktuar tensione mes pjesëmarrësve. Raportuesja jonë njoftoi se në një moment, gjatë heshtjes për viktimat në orën 19:00, njerëzit filluan të ikin, duke krijuar panik, por ata nuk e dinin se çfarë po ndodhte.
Ministria e Brendshme njoftoi se në disa lokacione në qendër të Beogradit ndodhën incidente dhe përleshje mes disa pjesëmarrësve të protestës, “të cilët sulmuan disa herë anëtarët e policisë, duke u përpjekur t’i pengonin ata në kryerjen e detyrave të tyre dhe për të shkaktuar trazira më të mëdha”.