Shqipëri

Benet Beci, socialisti i parë që merr drejtimin e Shkodrës

Shkodra foli, zgjodhi ndryshimin”, ishin këto fjalët e para të Benet Becit, i cili do ta drejtojë për 4 vjetët e ardhshëm bashkinë e Shkodrës, duke u bërë kështu socialisti i parë që drejton këtë qytet “Akoma nuk më kanë dalë emocionet e këtyre dy ditëve të jashtëzakonshme, ku Shkodra foli, ku Shkodra vendosi të jetë pro zhvillimit, pro ndryshimit. Është një sensacion i madh pas një muaji fushatë, qytetarët na besuan dhe është një detyrim i jashtëzakonshëm që u jam shumë mirënjohës Shkodrës për besimin.

Beci tha se është obligim i tij që të punojë për të gjithë, e për të mirën e Shkodrës.

“Kemi pasur fushatë të qetë. I jam mirënjohës çdo shkodrani, e mbi të gjitha bashkëpunëtorëve të mi”, tha Beci. /AbcNews.al