Lajme

Bekë Berisha ofendon rëndë gazetarin kosovar, e shan me nënë

‘Taksen s’bA me hjeke’, ishte mbishkrimi në një status nga gazetari, Labinot Balaj që zgjoi reagimin e deputetit të AAK-së, Bekë Berisha.

Balaj, në ‘’Facebook’’, kishte shpërndarë një lajm ku thuhej se bashkëshortja e deputetit, Besa Shatri-Berisha mbante edhe katër pozita të tjera, përveç pozitës së kryesueses së Telekomit.

Balaj thotë se idea e postimit ka qenë që të shfaqë se si AAK përmes patriotizmit sipas tij ‘’të rrejshëm’’ mundohen t’i justifikojnë keqpërdorimet gjatë kohës sa ishin në qeverisje.

‘Përmes patriotizmit të rrejshëm po tentojnë me i justifiku keqpërdorimet që ia kanë bërë pasurisë publike’, sqaron Balaj.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetit Berisha, i cili e ka telefonuar Balajn e më pas edhe e ka sharë në bisedë në Facebook.