BE-ja ndan 5 milionë euro për Kosovën për ta luftuar Covid-19
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, do të ndajë 5 milionë euro për ta luftuar koronavirusin Covid-19.
Këtë e ka konfirmuar për Koha, Dinka Zhivalj, zëdhënëse për Komunikim në Zyrën e BE-së në Kosovë.
“BE-ja ka qenë gjithmonë pranë njerëzve të Kosovës, në kohë të mira dhe në krizë. Ne jemi duke punuar edhe me organizatat ndërkombëtare për ta ndihmuar Kosovën për t’i ndarë 5 milionë euro për ta luftuar shpërthimin e COVID-19”, tha Zhivalj për Kohën.
Tutje, ajo theksoi se “Qëllimi ynë është të ndihmojmë në mbrojtjen e shëndetit të njerëzve në Kosovë”.
Ne gjithashtu po kërkojmë mënyra për të ndihmuar edhe ekonominë e Kosovës, në mënyrë që të zbutet kriza”, tha tutje Zhivalj.
Nga Zyra e BE-së kanë thënë gjithashtu se BE-ja, vazhdimisht ka ndihmuar Kosovën në shumë fusha, dhe se këtë ndihmë, s’do ta ndalin