Kryesore

BE i kërkon Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut t’i vendosin viza Kosovës, si vend i tretë

Maqedonia e Veriut dhe Mali i i Zi këtë të hënë të 5 dhjetorit kanë marrë një vërejtje nga Komisioni Evropian (KE).

Konkretisht u është kërkuar llogari se pse nuk i kanë linjëzuar politikat e vizave me ato të Bashkimit Evropian, duke lejuar që qytetarët nga vende të treta si Kosova të hyjnë në këto territore pa viza, kur në fakt nuk duhej.

Kështu shkruhet në raportin e pestë të KE-së mbi monitorimin e regjimit pa viza nga unioni me Shqipërinë, Bosnjë e Hercegovinën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, si dhe me Gjeorgjinë, Moldavinë dhe Ukrainën.

Aty shpjegohen të gjitha veprimet e ndërmarra për adresimin e rekomandimeve të bëra nga Komisioni në raportin e katërt të vitit të kaluar.

Sipas KE-së, qytetarë nga Armenia, Kazakistani, Rusia, Azerbajxhani, Bjellorusia, Kuba, Ekuadori, Turqia, Katari dhe Kosova dhe El Salvador po udhëtojnë pa viza në Maqedoninë e Veriut apo në Mal të Zi.

Prandaj KE-ja në rekomandimet e tij thekson këto dy shtetet duhet të kishin marrë masa që vitin e kaluar, por që nuk e kanë bërë.

Komisioni siguron se, përafrimi me politikën e vizave të BE-së është thelbësore për funksionimin e mirë të regjimit pa viza me BE-në.

“Mungesa e harmonizimit me politikën e vizave të BE-së mund të çojë në rritjen e ardhjeve të parregullta dhe duhet të trajtohet si një çështje prioritare në të gjithë partnerët e Ballkanit Perëndimor”.

Teksa ky rekomandim vjen nga një institucion evropian, një nismë tjetër e një fuqie po evropiane ka kërkuar dhe shpallur një panoramë tjetër.

Procesi i Berlinit ka siguruar se në mbajtjen e takimit të fundit lëvizjen e lirë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Asokohe u nënshkrua një marrëveshje, ku qytetarët nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor mund të udhëtonin vetëm me letërnjoftime.

Por KE-ja ende ka në rekomandime format e respektimit të regjimit pa vizave.

Ndoshta ende nuk është ‘updatuar’ me marrëveshjen e Berlinit../Albanianpost.com