BE heq nga axhenda integrimin e Shqipërise dhe Maqedonisë së Veriut
Kuadri negociues me Shqiperinë dhe Maqedoninë e Veriut është hequr nga axhenda e ambasadorëve të Bashkimit Europian për shkak të mungesës së dakordësisë së Bullgarisë për Traktatit e Miqësisë me Maqedoninë e Veriut.
Abcnews.al raporton se duke iu referuar burimeve diplomatike të BE-së, se në këtë fazë nuk mund të thuhet as nëse do të mund të ketë konkluzione për zgjerimin gjatë takimit të ministrave të çështjeve europiane më 8 dhjetor.
Mësohet se nesër do të ketë një diskutim të shkurtër, vetëm 10 minuta ç’ka tregon se nuk ka dakordësi mes shteteve për kuadrin negociues të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Presidenca gjermane e ka përfshire diskutimin për zgjerimin në takimin e dites se nesërme në kuadrin e pikes « AOB », që përfshin çdo çështje tjetër përvec agjendës.
Kjo bëhet për të ushtruar sërish presion mbi Bullgarinë për bllokimin e kuadrit negociues dhe të konkluzioneve për zgjerimin. /abcnews.al