Lajme

BE e shqetësuar për të drejtat e pakicave në Serbi

Raporti i Progresit i Bashkimit Evropian për Serbinë për vitin 2020 ka ngritur shqetësime serioze sa i përket jetësimit të të drejtave fundamentale të njeriut, trajtimit të drejtave të pakicave kombëtare, mbarëvajtjes së procesit zgjedhor, demokracinë e gjithpërfshirjen, kompaktibilitetin administrativ dhe lirinë e shprehjes.

Raporti konstaton se ka diskrepancë të madhe në trajtimin e minoriteteve në Serbi, mes atyre që janë në Vojvodinë dhe pakicave kombëtare në pjesët tjera të Serbisë.

I pari i Këshillit Nacional Shqiptarë, Ragmi Mustafa, ka thënë se institucioni që ai po e udhëheq muja më parë ka informuar Komisioni Këshillëdhënës të Këshillit të Evropës për gjendjen aktuale të të drejtave të shqiptarëve në Serbi, informata këto që kanë ndikuar në Raportin e fundit të Progresit të BE-së.“Raporti konstaton se ka diskrepancë të madhe në trajtimin e minoriteteve në Serbi, mes atyre që janë në Vojvodinë dhe ato në pjesët tjera të Serbisë. Sikurse Komisioni Këshillëdhënës i Këshillit të Evropës, edhe Raporti i Progresit rekomandon që të përmirësohet mbrojtja e drejtave të pakicave kombëtare.” ka shkruar mes tjerash Ragmi Mustafa në profilin e tij në facebook, në lidhje me Raportin e fundit të Progresit të BE-së për Serbinë.

Raporti i Progresit i ka rekomanduar Serbisë që të përmirësohet mbrojtja e drejtave të pakicave kombëtare. Gjithashtu, kërkohet zbatimi i planit të veprimit të Serbisë për realizimin e të drejtave të pakicave kombëtare si dhe reformimi i legjislacionit përkatës ashtu që të avancohen të arrihet një përmirësim i prekshëm i ushtrimit efektiv të të drejtave individuale që u përkasin pakicave kombëtare.