FutbollSporti

Bayern Munchen interesohet për Dajakun

Sulmuesi i talentuar, kosovari Leon Dajaku është pranë kalimit te gjiganti gjerman, Bayern Muenchen, ka njoftuar të hënën “Kicker”.

Edhe vetë Dajaku, 18-vjeçar, është i interesuar që të transferohet te 29 herë kampionët e Gjermanisë.

Futbollisti i Stuttgartit është i lënduar, por Bayerni synon ta marrë dhe ta angazhojë fillimisht në ekipin e dytë, që garon në Bundesliga 3, raporton “Sporti në KTV”.

Dajaku që vlerësohet lart në Gjermani, ka dy ndeshje me Stuttgartin në Bundesligë.

Me Stuttgartin reprezentuesi i Gjermanisë U-18 ka kontratë deri në verën e vitit 2022