Baton Haxhiu e quan Albin Kurtin “idiot politik”
Gazetari Baton Haxhiu e ka sulmuar ashpër kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti.
Haxhiu i ka cilësuar të papranueshme vlerësimet e Kurtit se qeverinë e tij e rrëzoi i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.
Haxhiu ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizonin T7, se Kurti nuk duhej assesi ta thoshte një gjë të tillë.
Me deklaratat për Grenellin, Kurti tregoi se është “idiot politik”, ka vlerësuar Haxhiu.
Sipas Haxhiu, shefi në largim i ekzekutivit është edhe “naiv”, teksa e ka quajtur “budallallëk” qëndrimin e tij karshi Amerikës