Lajme

Baton Haxhiu dhe Berat Buzhala kapen në emision për Edi Ramën e Albin Kurtin

Publicisti dhe drejtori i Klan Kosovës, Baton Haxhiu është përplasur me anë të deklaratave me drejtorin e T7, Berat Buzhala në lidhje me krahasimin e Edi Ramës dhe Albin Kurtit.


Haxhiu ju drejtuar Buzhalës duke i thënë se t’i thuash Edi Ramës se nuk e njeh Kosovën është gabim i madh, një njeri i cili në tavolinën e tij i ka të gjitha gjërat dhe analizat në lidhje me shtetin e Kosovës.

“Mendoj se për t’i thënë Edi Ramës se nuk e njeh Kosovën, nuk i njeh marrëdhëniet Kosovë-Serbi, një kryeministër që ka në tavolinën e tij për të gjitha gjërat më së paku i ka hije një analize”, tha Haxhiu, transmeton Gazeta Metro.

“Aludimi se Rama nuk njeh raportet Kosovë- Serbi, një kryeministër me 6 vite takime të gjitha niveleve, tregon për seriozitetin e analizës që në fillim”, tha Haxhiu, transmeton Gazeta Metro.

“Nuk mund ta krahasoj Ramën dhe Kurtin, për shkak se Kurti nuk ka asnjë ditë mandate në Qeveria akoma, pastaj do ta gjykojmë dhe të shohim punën e tij”, tha Haxhiu.

“Nëse të gjitha ato gjëra që i ka thënë z.Kurti, qoftë për Demarkacion me Malin e Zi, qoftë për Bashkimin Kombëtar, qoftë për Gjykatën Speciale, qoftë për marrëdhëniet me Isa Mustafën, qoftë për Qeverisje unë do të jem fans i z.Kurtit nëse i bënë këto”, tha Haxhiu.

“Rama pretendon gjëra të mëdha me Vucicin duke ditur se në Kushtetutën e Serbisë Kosova është pjesë e Serbisë, duke promovuar Vucicin si mik personal, nuk ka naj fjali tjetër veç në qoftë se duhet t’I thuash mosnjohës”, tha Buzhala.

“Një kryeministër i cili bën projekte kaq të mëdha me presidentin e një shteti armik i cili ka pretendime territoriale për Kosovën sot e kësaj dite, ma mirë thuaj se njoh kontestin”, tha Buzhala.

“Berat të kisha thonë që ka kohë që e ke ndryshuar edhe gjuhën edhe diskursin, nuk e di pse nuk i tha edhe z.Rama se është tradhtar, faktin që kemi një adhurim të ri për një diskurs të ri për një kryeministër në ardhje, për faktin që mbështet kryeministrin në ardhje nuk ki të drejt t’i thuajsh të tjerëve të painformuar se nuk e ke lexu as dokumentin e Shcengenit as nuk e dinë se çfarë është ajo”, tha Haxhiu.

“Jemi po të njejtit njerëz kur Rama ka mbajt konferencë për shtyp, kur ka thënë se Kosova është e pavarur, një Kosovë 2 milion kanë qenë të ekzaltuar, Berat ekzaltimin e mbështetësit e ke bërë prej rolit të psikiatrit, dikur ke qenë mjek psikiatër i Albin Kurtit dhe ia ke definu se çfare është, tash po krahason Edi Ramën me Albin Kurtin”, tha Haxhiu.

Haxhiu tha se nuk mund të krahasohet Albin Kurti me Edi Ramën, pasi Kurti nuk e ka asnjë ditë si Kryeministër dhe nuk mund ta gjykojmë Kurtin akoma pa filluar qeverisjen.

VIDEO : https://youtu.be/l34qeLYZfgU