Basha: Shqiptarët janë të tronditur nga mosreagimi i ndërkombëtarëve
Kreu i PD, Lulzim Basha gjatë një interviste për “Al Jazeera” ka folur në lidhje për situatën politike në vend.
Basha është shprehur se shqiptarët janë të tronditur nga mosreagimi i ndërkombëtar për krizën politike që po kalon vendi.
Kryedemokrati tha se ka prova të qarta të cilat lidhin qeverinë “Rama: me botën e krimit si dhe me manipulimit të zgjedhjeve në vitin 2017.
“Shqiptarët janë të tronditur nga mosreagimi ndërkombëtar ndaj provave që lidhin Ramën me krimin e organizuar përmes së cilëve ai rifitoi pushtetin në vitin 2017. Kjo është një situatë shumë e rrezikshme, e cila potencialisht të çon në trazira civile, trazira sociale, nëse nuk ka një dënim të qartë të farsës e cila tashmë ka ndodhur. Ky është një vend i sigurt për opozitën, por që nuk ka një kandidat pasi po bojkoton plotësisht zgjedhjet lokale. Partia Demokratike akuzon qeverinë për korrupsion dhe kërkon zgjedhje të përgjithshme, është duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit socialist Edi Rama”,-shprehet Basha./ Opinion.al E.Xh.