Lajme

Basha fton qytetarët e Kosovës t’u drejtohen plazheve të Shqipërisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ka ftuar qytetarët e Kosovës që për pushime verore t’u drejtohen plazheve të Shqipërisë.

“Dua të ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës që t’u drejtohen plazheve të bukura të Shqipërisë, që janë të hapura, janë dhe plazhet e Kosovës, të çdo qytetari të Republikës së Kosovës”, tha Basha në një konferencë për media, pas takimit me kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani.

Ai foli edhe për raportimet për rritje të çmimeve në Shqipëri për shkak të pandemisë.