Basha: Ditën e parë në qeverisje heqim taksën e Rrugës së Kombit
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha në një takim me qytetarët në Kukës se në ditën e parë që forca e tij politike do të vinte në pushtet ai do të heqë taksën e Rrugës së Kombit.
Basha ishte në Kukës në kuadër të nismë së tij të komunikimit me qytetarët “Po të dëgjoj”. Në shtëpinë e një familjeje ai tha se ekonomia është andej nga duhet nisur zgjidhja e problemit të emigracionit dhe varfërisë.
“Kukësi dhe familjet kuksiane po lëngojnë nga dhimbja e largimit të të rinjve me energji dhe talent, për shkak të mungesës së punësimit dhe arsimit. Sa më parë duhet të çlirohemi nga kjo braktisje, nga kjo e keqe! Fuqizimi i ekonomisë është prioritet i programit tonë dhe zgjidhje për plagën e emigracionit. E ardhmja u takon të rinjve!”, shkruan Basha në Facebook. /Opinion.al