Barcelona shkarkon Valverden, nënshkruan me Quique Setién
Barcelona do të bëhet me trajner të ri.
Quique Setien do të jetë trajneri i ri i skuadrës së Barcelonës, bëjnë të ditur mediet spanjolle.
Barcelona sot ka zhvilluar bisedime me Ernesto Valverde, ku sipas të gjitha gjasave është vendosur që të shkarkohet trajneri.
Në qytet menjëherë kanë mbërritur edhe përfaqësuesit e Quique Setien, duke lënë të kuptohet se ai është kandidati për zëvendësuesin.
Raportimet e fundit nga Di Marzio bëjnë të ditur se Quique Setien do të nënshkruajë kontratë për dy vite e gjysmë me skuadrën katalane, transmeton lajmi.net.
Më herët, mediet spanjolle kishin shkruar se trajneri do të jetë aty për vetëm gjashtë muaj, por duket se tashmë po ndryshon situata.
Megjithatë, asgjë nuk dihet zyrtarisht, deri kur faqja zyrtare e skuadrës të konfirmojë gjithçka