FutbollSporti

Real Madridi pëson debakël nga Valencia

Real Madridi ka pësuar debakël në ndeshjen kundër Valencias. Skuadra e Zinedine Zidane humbi të dielën në Mestalla Stadium me rezultat 4-1.

Golin e vetëm për Real Madridin e shënoi sulmuesi Karim Benzema, ndërsa për vendasit, mesfushori Carlos Soler bëri het-trick, duke shënuar tri penalti dhe mbrojtësi i Realit, Raphael Varane një autogol.

Pas kësaj humbjeje, Real Madridi renditet e katërta në tabelë, me 16 pikë ndërsa Valencia në pozitën e nëntë me 11 pikë.