Barcelona mposht Levanten në shtëpi
Talenti 17-vjeçar Ansu Fati me dy gola i ka sjellë Barcelonës fitoren ndaj Levantes në xhiron e 22-të të La Ligës.
Ai realizoi dy golat për vetëm dy minuta, në minutat 30 dhe 31. Të dy golat i shënoi pas asistimeve nga Lionel Messi. Në minutat shtesë, Rochina i Levantes shënoi për rezultatin përfundimtar 2 me 1.
Në tabelë, Barcelona ka 46 pikë në pozitën e dytë. I pari mbetet Reali me 49.