Sporti

Barça triumfon ndaj Sevillas falë magjikut Messi

Barcelona arriti të fitojë ndaj Sevillas me rezultat 2-4 në La Liga në një ndeshje shumë dramatike.

Katalunasit kontrolluan lojën më shumë se vendasit dhe në fund morën fitoren e merituar.

Goli i parë në takim erdhi nga Jesus Navas në minutën e 22-të, por pas katër minutave mysafirët barazuan rezultatin fal golit fantastik nga Lionel Messi.

Në minutën e 42-të Sevilla riktheu epërsinë me golin e Gabriel Mercados dhe me rezultatin 2-1 skuadrat shkuan në pushim.

Pjesën e dytë Barça e filloi më mirë dhe ishte Lionel Messi (67′) ai që barazoi edhe një herë rezultatin.

Kur të gjithë menduan se ndeshja do të përfundonte me rezultat të barabartë në skenë doli edhe një herë Messi (85′), argjentinasi kompletoi het-trikun duke parabolluar portiern kundërshtar nga afërsia.

Në minutën e fundit shtesë të ndeshjes shënoi edhe Luis Suarez, goli erdhi fal asistimit të bukur nga Messi.

Pas kësaj fitore Barcelona vazhdon në pozitën e parë në kampionatin elitar spanjoll me 57 pikë (dhjetë pikë më shumë se Atletico Madridi), ndërsa Sevilla vazhdon në vendin e pestë me 37 pikë.

Ndeshja e ardhshme e skuadrës katalunase ndaj Real Madridit, kurse Sevilla do të luajë ndaj Huescas