“Balkan Borders” ndan Alternativen ne Bujanoc,aktivistet pro transmetimit
Ndalimi “Balkan Border” pro et kontra.
Filmi tendencioz “Balkan Bordor” dite me pare eshte ndaluar te transmetohet nga drejtori i shtepise se kultures ne Bujanoc,Jetmir Ismaili.
Derisa polemikat pro et kontra vazhdojn nga Beogradi per ne Bujanoc, aktivisti i te drejtave te njeriut nga Presheva,mediave serbe u eshte deklaruar se po te ishte ai drejtor,filmi do te transmetohej pa asnje problem sado qe eshte me permbajtje jo reale.
“Ne fakt,rrjedhimisht asnje filme ne bote nuk duet ndaluar transmetimi,pertej permbajtjes se tij” ka thene Arifi.
“Filimin ne fjale,nga kurreshtja e kam ndjekur ne premiern e tij te pare ne Sava Centar te Beogradit,kame pare edhe reagimin e publikut aty dhe te jem i sinqert,publiku emocionohej dhe vazhdonte me fyerje,pa e ditur qe ne mesin e tyre ishte edhe nje shqiptar” rrefen Arifi,i cili para se gjithash thekson se filmi duhet te transmetohet dhe si i tile duhet ndjekur nga kushdo qe paraqet interesim
“Personalisht,gjithmone jam ithtar te njoh edhe anen e kundert te asaj qe une mendoj ose veproj,ne kete pike,filmi eshte e kunderta e asaj qe ka ndodh ne Kosove,por edhe ne duhet te pranojm e te mesohemi me ata qe verberisht e shohin nje realitet tjeter. Eshte film,film me skenar te pergaditur si qdo film tjeter,dhe si i tille nuk perben rrezik per komunitetin, drejtori pa dashje i beri nje super reklam autorve,duhet shperblehet” perfundon Arifi.
Derisa Fismir Jahiu i Alternatives per Ndryshim ishte ne te njejtin mendim me Valon Arifin e te drejtave te njeriut,dhe deklaronte se duhej te transmetohej ai film, Jahiu sikur edhe Arifi,qytetareve te Bujanocit u bene thirrje te shohim edhe filmin “Teret” te Ognjenit,film ky qe paraqet krinet serbe ndaj civileve shqiptar ne Kosove. Ndonse Fismir Jahiu e Arber Pajaziti i takojn te njetes parti,Pajaziti eshte kategorisht kunder transmetimjt te ketij filmi,qe sipas tij nuk ka nevoje qyteti Buajnocit.
“Bujanoci, ky qytet i vogël, ku gjithkush mund të bëjë çka të dojë.
Ky qytet multietnik, pa incidente ndëretnike, nuk ka nevojë për filma që nxisin urrejtje, tek e fundit filma të tillë ka plot në platforma tjera në internet” ka shkruar ne profilin e tij zyrtar Pajaziti i APNs.