Babai i Almirit: Gjykata e v rau për së dyti Almirin
Babai i Almir Aliut, 4 vjeçarit që u përplas për vdekje nga Boban Iliq me makinë, e vlerëson vendimin e sotëm për dënimin e Iliqit me vetëm 6 vjet burg si një vrasje për së dyti, pasi nuk e ngopë etjen e tyre për drejtësi. Siç u tha Aliu mediave, ai e ka ditur se nuk mund të presë asgjë tjetër nga Gjykata e Kumanovës, pasi tashmë e kanë të qartë se kjo gjykatë punon kundër shqiptarëve, në mënyrë selektive.
Sedat Aliu, babai i Almirit
“Kjo është përsëri vrasje për neve. Por ne e kemi pritur këtë se e dimë se si veprojnë maqedonasit me shqiptarët. Gjykata e Kumanovës nuk ka asnjë interes për shqiptarët që jetojnë në Kumanovë. Jemi të anashkaluar totalisht. Tash presim prej Gjykatës së Apelit në Shkup. Do të vazhdojmë. Do të bëjmë ankesa edhe në Gjykatat evropiane. Janë të informuara edhe amabsadat. Këtë sot e kemi pritur, e kemi ditur se do të jepet vendim i tillë përsëri”
Avokati i familjes Aliu Asmir Alispahiq e quajti vendimin për dënimin e vrasësis të Almir Aliut me vetëm gjashtë vjet burg si vendim të padrejtë sikurse gjatë herës së kaluar.
Ai kujtoi se gjykatësja as që i ka marrë parasysh rekomandimet e Gjykatës së Apelit për ekspertiza dhe ngjashëm. Edhe Alispahiq këtë vendim e sheh si selektiv dhe në dëm të shqiptarëve, ndërsa në rastin e Nikolla Sazdovskit, dy të rinjtë shqiptarë u dënuan me dënimin maksimal.
“Ky do të jetë shembll për drejtësi selektive me të cilën do të mësojnë studentët e ardhshëm të drejtësisë të ciltë do të duhet të mësojnë se si nuk duhet të sillet drejtësia, në këtë mënyrë selektive, sidomos kur bëhet fjalë për shqiptarët”.
Sipas Alispahiqit, ky është rast i montuar nga Gjykata dhe prokuroria e Kumanovës. Sipas tij, në instancat e tjera do të vihen në pah gabimet e kësaj procedure gjykqësore dhe do të rikthehet kualifikimi i mëparshëm për vrasje e jo aksident trafiku. Ai tha se do të vazhdojnë të ankohen deri në Strasburg nëse gjykatat vendore nuk marrin parasysh kërkesat e tyre. Avokatët thanë se prokuroria tani duhet të kërkojë që Boban Iliqi të shkojë në paraburgim derisa vendimi të jetë i plotëfuqishëm. /SHENJA