AVIONËT LUFTARAKË TË NATO-S, SOT MBI QIELLIN E SHQIPËRISË
Në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, sot pritet të fluturojnë avionë luftarakë të NATO-s dhe avionë të mëdhenj kontrolli.
Ky mision ajror paraprinë vizitën zyrtare në Shqipëri të Komandantit të forcës ajrore të NATO-së, gjeneralit Tod Wolters.
Ai mbërrin në Shqipëri për ceremoninë e fillimit të punës në bazën ajrore të Kuçovës.
Kjo bazë pritet jetë një bazë ushtarake e NATO-s ndërsa Aleanca do të investojë atje rreth 50 milionë dollarë.