FutbollSporti

Austria e fortë, mund Maqedoninë në debutimin e saj

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll, me disfatë e nisi Kampionatin EVropian. Në sfidën debutuese dhe historike, të pëzgjedhurit e Igor Angellovskit pësuan disfatë 1-3 nga Austria.

Në momentin kur Maqedonia arriti barazpeshën në terren pas iniciativës filestare të Austrisë, erdhi edhe goditja fatale. Në tentimin e para, austriakët arritën që të ndryshojnë shifrat e takimit, falë një diagonale nga Sabitzer, ndërsa Lainer drejtoi topin në këndin e pambrojtur të portierit Stole Dimitrievski.

Në minutën e 28, Goran Pandev shënon golin e parë për Maqedoninë në Kampionatin Evropian, duke shfrytëzuar një gabim mes portierit Bençman dhe Alabas, për të drejtuar topin në rrjetën zbrazët. Për kapitenin e Maqedonisë, ky ishte goli i 38 në paraqitjen e 120-të në fanellën e Maqedonisë.

Pjesa e dytë filloi më mirë për Maqedoninë që kishte iniciativën fillestare. Rasti i parë më I mirë në 20 minutat në vazhdim e kishte Maqedonia, kur Nikolov u fut në zonë për të marë asistimin e Bardhit. Në anën tjetër, portieri Dimitrievski kishte një intervenim të suksesshëm pas tentimit të sulmuesit Gregoritç.

Ky i fundit nuk gaboi në minutën e 78-të, kur shfrytëzoi një krosim të Alabës nga krahu i majtë dhe shënoi golin e parë në këtë Evropian.

Dhe në momentin kur Maqedonia u orientua në sulm për të kërkuar golin e barazimit, erdhi goditja e tretë, me autor Arnautoviç.

Tani Austria ka 3 pikë dhe është në kreun e Grupit C, ndërsa Maqedonia mbetet e fundit me zero pikë.