Bota

Austri/Skandali me tenderat, 8 vite burg për ish-ministrin e financave

Gjykata austriake ka dhënë 8 vite burg për ish-ministrin e  financave Karl-Heinz Grasser,  i cili  u përfshi në një skandal korrupsioni të nivelit të lartë.

Grasser u shpall fajtor nën akuzën e përvetësimit, marrjes së ryshfetit dhe falsifikim të provave në një marrëveshje për shitjen e mijëra apartamenteve shtetërore në një përfitim me vlerë 9 milionë euro.

Sipas gjykatës, Grasser dhe një ndërmjetës kanë dhënë informacion për tenderin gjatë skemës së privatizimit të apartamenteve në mënyrë që të favorizonin njërin prej ofertuesve të shpallej fitues i tenderit.

Tenderi u fitua nga një konsorcium për vlerën 961 milionë euro në vitin 2004, ndërsa apartamentet vlerësoheshin sa dyfishi i kësaj shume. Gjykata thotë se ftuesit e tenderit kanë paguar 1% të vlerës, pra 9.6 milionë euro, për ish-Sekretarin e Përgjithshëm të partisë FPO Walter Meischberger dhe lobuesit, Peter Hochegger, të cilët gjithashtu janë dënuar me burg. Në këtë çështje janë përfshirë dhe 14 persona të tjerë.

Vetë politikani e mohoi akuzën dhe u shpreh se do ta apelonte vendimin, ndërsa avokati i itj e quajti “gjykim të gabuar”.

Grasser u bë ministri më i ri i Financave në historinë e Austrisë pasi kur mori detyrën në vitin 2000, ishte 30 vjeç./Opinion.al