Shqipëri

Atentat në Vlorë, ekzekutohet biznesmeni

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në Himarë të Vlorës, ku raportohet se një biznesmen ka mbetur i vrarë me armë zjarri.

Viktima është Niko Goro, i cili ishte biznesmen në fushën e ndërtimit.

Nga të shtënat raportohet se ka mbetur e plagosur dhe një grua.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në shëtitoren në qendër të Himarës ndërsa biznesmeni ishte duke bërë xhiron e mëngjesit.

Niko Goro gjithashtu rezulton se ka në pronësi dhe një hotel në vijën bregdetare të Vlorës, raporton euronews.al.

Pak minuta pas ngjarjes drejt Vlorës janë nisur efektivë të Delta Forcë dhe efektivë të Policisë së Sarandës.

Deri tani, policia ka bërë shoqërimin e disa dëshmitarëve okularë ndërsa mbe