Shqipëri

Koronavirusi, Rama: Mbyllen të gjitha restorantet, baret, klubet në Tiranë dhe Durrës

Rastet e shtuara me koronavirus në vendin tonë dhe viktima e parë e shkaktuar nga ky virus ditën e sotme, ka shtuar frikën dhe panikun te qytetarët.

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një statusi në Facebook deklaroi se për shkak të situatës do të mbyllen të gjitha restorantet, baret dhe klubet në Tiranë e Durrës.

Edi Rama: ”NDJESË por duke parë shkallën e ulët të vetëdijes së shumë qytetarëve, kryesisht të rinj, që e kanë edhe më të vështirë të rrinë në një vend, DO TË DETYROHEMI TË MBYLLIM TË GJITHA RESTORANTET, BARET, KLUBET, në TIRANË dhe DURRËS fillimisht!

KJO NUK ËSHTË KOHË PUSHIMESH dhe ARGËTIMESH JASHTË SHTËPISË, po KOHË LUFTE Dhe KJO LUFTË FITOHET VETËM DUKE KUFIZUAR LIRINË TËNDE, DUKE NDRYSHUAR RRËNJËSISHT MËNYRËN E JETESËS dhe DUKE RUAJTUR FAMILJEN TËNDE nga kontaktet e tua me jashtë!

FRIKË ASPAK, KUJDES PO! MADJE SHUMË FARE!”