Atdhe Nuhiu përcakton të ardhmen e tij
Sulmuesi i Sheffield Wednesdayt, Atdhe Nuhiu dëshiron që të qëndrojë te klubi anglez, sipas gazetarit Dom Hoëson.
Sidoqoftë, kontrata e tij me klubin skadon në qeshor dhe e ardhja e tij momentalisht është në dyshim.
Nuhiu, i cili është 30-vjeçar, ka qenë pjesë e Sheffieldit që prej vitit 2013 dhe ka regjistruar 260 paraqitje, duke realizuar 47 gola.
Sulmuesi shtatlartë nuk është i vetmi lojtar që do të mbetet pa kontratë në verë, derisa në këtë listë janë edhe Steven Fletcher, Fernando Forestieri, Sam Winnall dhe Morgan Fox.
“Nuhiu është i vendosur për të qëndruar. Nëse atij i ofrohet kontratë e re, unë do të isha i befasuar nëse Nuhiu nuk nënshkruan. Sidoqoftë, a ka bërë ai mjaftueshëm për një marrëveshje të re? Jo sipas mendimit tim”, ka thënë Howsn.