FutbollSporti

Atalanta shkëlqen dhe vazhdon ëndrrën, Leipzig’u triumfon në Londër

Janë mbyllur para pak çastesh duelet e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve.

Padyshim se vëmendja kryesore ishte në “Giuseppe Meazza”, aty ku Atalanta, në cilësinë e vendasit luajti ndaj Valencias spanjolle, shkruan GBlic.

Madje, nuk luajti edhe ashtu siç pritej, pasi kaloi të gjitha pritshmëritë duke shkëlqyer përballë një skuadre që luan shumë në kompeticione të këtij niveli.

Italianët fituan 4-1, ku dy herë realizoi Hateboer, derisa nga një sosh shtuan Ilicic e Freuler. Golin e nderit për “lakuriqët” ndërkaq e shënoi Cheryshev.

Skuadra nga Bergamo ka bërë kështu një hap të madh drejt kualifikimit historik në fazën çerekfinale, megjithëse për çdo eventualitet mbeten edhe 90’të minuta të tjerë hipotetike në “Mestalla”.

Në anën tjetër, Leipzigu fitoi në Londër ndaj Tottenhemit me rezultat minimal 0-1. Wernder realizoi nga penalltia në minutën e 58’të për golin e parë dhe të fundit të sfidës.

Pas pak do të vijmë me informata shtesë, si notat e lojtarëve, deklaratat e trajnerëve dhe statistikat tjera që i karakterizuan duelet e lartëcekura.