Asnjë viktimë në 24 orët e fundit nga koronavirusi në Kosovë
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga koronavirusi, shkruan KP
Ai në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar për situatën epidemiologjike ku ka njoftuar për rastet e vdekjes si dhe ato që janë konfirmuar pozitive me Covid-19.
Tutje Zemaj tha se situata me pandeminë po vazhdon të jetë më e qetë se gjatë shtatorit.
Postimi i plotë i Zemajt:
Në muajin e ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, situata epidemiologjike po vazhdon të jetë më e qetë se gjatë shtatorit. Pres që angazhimi kundër virusit Covid-19, të mos e ulë përkushtimin në sistemin e tërësishëm shëndetësorë.
Edhe sot lakorja e numrit të të infektuarve për 24 orët e fundit, është më e ulët se numri i të shëruarve.
Nuk ka asnjë rast të vdekjes së pacientëve nga Covid 19, ndërsa 56 kanë rezultuar pozitiv, e 69 e kanë fituar betejën me Covid 19.
Bashkë mund t’ia dalim!.