As pas 7 orë bisedime në Tiranë, nuk ka marrveshje në mes të partive shqiptare në Bujanoc
Sot në Tiranë qëndruan liderët e partive shqiptare nga Bujanoca të cilët u ftuan nga ministri Gent Cakaj me qëllim të arritjes së marrëveshjes për formimin e shumicës qeverisëse nga shqiptarët për të udhëhequr me Bujanocin
Burimet nga Tirana flasin për mos arritje të marrëveshjes edhe pse takimi zgjati më tepër se 7 orë. Seanca konstituive është ftuar për nesër (e premte) dhe mbetet të shihet se a do të krijohet shumica qeverisëse shqiptare apo Partia Demokratike e Nagip Arifit do bashkëqeverisë me SNS-in.