Shqipëri

Arrijnë doza të tjera të vaksinës Pfizer në Shqipëri

Ministrja e Shëndetësisë në Shqipëri, Ogerta Manastirliu, njoftoi se mbrëmë kanë mbërritur edhe 8190 doza të vaksinës Pfizer.

“Edhe 8190 doza të vaksinës Pfizer mbërritën në mbrëmje, duke arritur në 703 550 doza vaksinash në vend.

Deri tani, me ekipet tona në gjithë vendin ia kemi dalë të kryejmë 345 934 vaksinime dhe do të vijojmë pa u ndalur, derisa qytetari i fundit të jetë vaksinuar”, shkruan Manastirliu në Facebook.