Arrestohet Naser Hafizi sapo zbret nga aeroplani
Naser Hafizi, Ushtruesi i detyrës së Udhëheqësit të Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, është arrestuar sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës. Hafizi dyshohet për përfshirje në aferën e faljes së borxheve për kompanitë e ambalazhuesve të ujit.
Sipas Prokurorisë Speciale Hafizi është nën hetim për veprat penale të “Keqpërdorimit të detyrës apo autoritetit zyrtar,” “Shpëlarjes së parave” dhe “Mosraportimit apo raportimit të rremë të pasurisë, të ardhurave, dhuratave dhe detyrimeve financiare.”
Arrestimi i tij ndodhi pas disa ditësh, pasi Policia e Kosovës nuk mundi ta gjente atë gjatë një bastisjeje të zhvilluar në Ministrinë e Mjedisit dhe në shtëpinë e tij të martën.